Në njërën dorë kazmën në tjetrën pushkën
Ndër ara fabrika, kantjere,
Vlon puna dhe kënga ushton,
Adtheu si lule panvere,
Çdo ditë më bukur lulëzon.
Të etshëm armiqt' kobëtarë
Kërcëllojn' ato dhëmbët me mëni,
Por s'preket, jo, trolli shqiptarë,
Të kemi shqiponjë, Parti!
Në njërën dorë kazmën atdheun ndërtojmë,
Në tjetrën dorë pushkën fitoret i mbrojmë.
Na ecim përpara, përpara gjithmonë
Se prin fitimtare Partia e jonë!
Në kopshte fëmijët si bilbila,
Sa këngë për paqen këndojnë,
Dhe rriten të qeshur si lila,
Se prindja frut djerse dhurojnë.
Në qoftëse ndonjëherë armiku
Don gzimin ta shuajë gjithnji,
Do binte në predha çeliku,
Partia me populi janë nji!
Në njërën dorë kazmën atdheun ndërtojmë,
Në tjetrën dorë pushkën fitoret i mbrojmë.
Na ecim përpara, përpara gjithmonë
Se prin fitimtare Partia e jonë!
https://lyricstranslate.com
|